Sport
Derbi i Anamoravës në prag, Drita “ngacmon” Gjilanin pak ditë para duelit
Demokracia
13:20 | 07 Mars 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në program në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të kampionale.

Derbi më i madh në Kosovë ndërmjet dy rivalëve të përbetuar lokal, Dritës dhe Gjilani luhet ditën e enjte me fillim nga ora 13:00, raporton Demokracia.com.

Padyshim se vëmendja kryesore e futbolldashësve kosovar do të jetë në Anamoravë, tek ky derbi që gjithnjë ngjallë interesim të madh për shkak të rivalitetit të madh që kanë dy klubet. Rivaliteti rritet edhe më shumë në një kohë dhe një edicion kur dy skuadrat po luftojnë për titull të kampionit.

Drita, klubi “bardhekaltër” i këtij qyteti ka nisur e para ngacmimet ndaj rivalit “kuqebardhë” pak ditë para sfidës së madhe.

Në njoftimin rreth derbit të publikuar në faqen zyrtare, shihet qartë që në logon e SC Gjilanit mungon një detaj i rëndësishëm.

Në logo mungojnë shifrat e datës së themelimit “1945”. Kjo për shkak se në taborin e “kaltër” pretendojnë se Gjilani është themeluar në vitin 1995. Këso ngacmimesh ka pothuajse në secilin derbi.

Përballja e madhe mes rivalëve të urryer luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan. /Demokracia.com/

Të ngjashme