Lajme
Ministri i jashtëm ukrainas dhe ai rus do të takohen në Turqi
Demokracia
13:23 | 07 Mars 2022

Share:

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov do të takohen për negociata “ballë për ballë” të enjten.

Bisedimet do të zhvillohen në qytetin turk Antalia, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Ndërsa sot pasdite, delegacionet nga të dy vendet do të takohen në Bjellorusi për një raund të tretë bisedimesh.

Ukraina thotë se sulmet me raketa kanë vazhduar në zona të banuara në disa qytete dhe se kryeqyteti Kiev mund të përballet me një sulm të gjithanshëm.

Një takim i tillë pritet të ndodhë kur numri i civilëve të vdekur në të gjithë Ukrainën që kur Rusia nisi agresionin e saj më 24 shkurt është 364, duke përfshirë më shumë se 20 fëmijë, thanë Kombet e Bashkuara të dielën./Demokracia.com/

Të ngjashme