Sport
Fatlum Gashi fiton çmimin “Ylli i Javës” së 23-të në Superligë
Demokracia
11:12 | 07 Mars 2022

Share:

Fatlum Gashi i Drenicës e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” në xhiron e 23-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Mesfushori i Drenicës ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e rëndësishme që skuadra nga Skenderaj e arriti në shtëpi ndaj Dritës, me rezultat 2:1, shkruan Demokracia.com.

Ai e shënoi një eurogol në këtë ndeshje, duke e ndihmuar Drenicën që ta realizojë fitoren e parë pas 5 vitesh në përballje me Dritën.

Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar Drenicës që ta përforcojë pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 31 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e FC Drenica, e ndau Erand Elmazi, senior specialist në BKT.

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros./Demokracia.com/

Të ngjashme