Qeveria e Zelandës së Re po punon për të miratuar një projekt-ligj që do t’i lejojë vendit të sanksionojë më tej Rusinë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë, njoftoi kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë shtypi të hënën.
Projektligji do të lejojë qeverinë të synojë individë, kompani, shërbime dhe asete të atyre që lidhen me pushtimin, duke përfshirë ato të oligarkëve, tha Ardern, raporton CNN, transmeton Demokracia.com.
Ardern njoftoi se ky projektligj do të parandalojë ata që janë të sanksionuar nga lëvizja e aseteve në Zelandën e Re, duke përfshirë superjahte, anije dhe avionë, dhe do t’i parandalojë ata të hyjnë në ujërat ose hapësirën ajrore të Zelandës së Re.
Ajo shtoi se këto masa mund të shtrihen në shtete të tjera “bashkëpunëtorë me veprimet e paligjshme të Rusisë”, si Bjellorusia.
Ardern tha se projektligji do të futet në parlament të mërkurën, me shpresën që ai të kalojë deri në fund të ditës.
“Një projektligj i kësaj natyre nuk është sjellë kurrë në Parlamentin tonë, por me veton nga Rusia ndaj sanksioneve të OKB-së, ne duhet të veprojmë për të mbështetur Ukrainën dhe partnerët tanë në kundërshtim me këtë pushtim,” tha Ardern, sipas një deklarate të qeverisë .
Projektligji zbatohet vetëm për pushtimin rus të Ukrainës dhe do të lejojë që të zbatohen sanksione të reja siç janë miratuar nga Ministri i Jashtëm./Demokracia.com/