Manchester City ka regjistruar fitoren e tretë rresht, duke e mundur rivalin e qytetit, Manchester Unitedin me rezultat 4:1.
Ndeshja në stadiumin “Etihad” nisi furishëm, pasi në minutën e 5-të Kevin De Bruyne hapi llogarinë e golave, shkruan Demokracia.com.
17 minuta më vonë rezultatin e barazoi Jadon Sancho me një goditje të saktë nga një distancë jo edhe e afërt.
Sidoqoftë, gëzimi i “Djajve” zgjati vetëm gjashtë minuta, ngase i disponuari për lojë, De Bruyne riktheu “Qytetarët” në avantazh.
Goditjen e radhës Unitedit ja dha Mahrez që shënoi golin e tretë në minutën e 68-të. I njëjti futbollist regjistroi edhe golin e dytë personal në minutat shtesë.
Manchester City ndodhet në vendin e parë me 69 pikë, gjashtë më shumë se Liverpooli që ka një takim më pak.
Ndërkohë që Man United kanë 47 pikë në pozitën e pestë. /Demokracia.com/