Sport
Sportisti rus provokon rëndë: E shfaq hapur shkronjën “Z” që përdoret nga ushtria ruse në Ukrainë gjatë Botërorit
Demokracia
18:28 | 06 Mars 2022

Share:

Gjimnasti rus, Ivan Kuljak fitoi vendin e tretë në Kampionatin Botëror në Doha dhe shumë më tepër se performanca e garuesve, flitet për pajisjet e tij.

Kuljak nuk mund të performonte nën simbolet e Rusisë, ndaj përdori pajisjet e tij për të shprehur simbolin e vendit të tij.

Pajisjet e tij ishin të bardha, me vija blu dhe të kuqe që simbolizojnë qartë flamurin rus dhe vëmendje të veçantë tërhoqi shkronja “Z” e stampuar në gjoks, shkruan Demokracia.com.

Shkronja “Z” është një simbol që është ngulitur në tanket ruse gjatë luftës Ukrainë, kështu që nuk është për t’u habitur që lëvizja e gjimnastit të ri rus shkaktoi kaq shumë stuhi.

Interesant është fakti se medaljen e artë e ka fituar përfaqësuesi ukrainas, Ilija Kovtun dhe se ata të dy së ​​bashku me fituesin e argjendtë nga Kazakistani janë fotografuar në podium./Demokracia.com/

Të ngjashme