Sport
Celta Vigo – Mallorca: Formacionet bazë, Muriqi nga minuta e parë në fushë
Demokracia
17:42 | 06 Mars 2022

Share:

Vedat Muriqi do të startojë në një tjetër ndeshje për Mallorcën në elitën e futbollit spanjoll.

Mallorca do të përballet me Celta Vigon në udhëtim, në kuadër të javës së 27-të kampionale në La Liga, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi kosovar është rikthyer në një lojtar kyç të skuadrës spanjolle që nga kalimi në janar nga Lazio.

Ai do të startojë edhe sonte në qendër të sulmit të Mallorcës.

Ballafaqimi Celta Vigo – Mallorca nis nga ora 18:30.

Formacioni startues i Mallorcës: Rico, Maffeo, Raillo, Valjent, Costa, Gonzalez, Baba, Sanchez, Rodriguez, Take, Muriqi. /Demokracia.com/

Të ngjashme