Sport
Premier League: Sot derbi i zjarrtë anglez Manchester City – Manchester United
Demokracia
10:31 | 07 Mars 2021

Share:

Një përballje e zjarrtë pritet të zhvillohet sot në futbollin anglez, shkruan Demokracia.com

Manchester City duket skuadër e pathyeshme në këtë edicion pret skuadrën e Manchester Unitedit e cila në ndeshjet si mysafirë po tregohet rival tejet i fortë.

United nuk njeh humbje në dy vizitat e fundit në stadiumin “Etihad” dhe ka humbur vetëm 1 nga 5 sfidat e fundit në derbi në fushën e “sky blues”, sidoqoftë City ka triumfuar në përballjen më të fundit ndërmjet tyre 2-0, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga John Stones dhe Fernandinho, ndeshje e luajtur në ditët e para të janarit brenda në “Old Trafford”.

Ndeshja nis nga ora 17:30, derisa para ëksaj ndeshjeje luhe sfida me Liverpool – Fulham, që do të startojë në orën 13:00. “The reis” vijnë pas humbjes ndaj Chelsea-t dhe një periudhe mjaft të errët rezultatesh, që u ka vënë në dyshim edhe arritjen e një vendi në zonën Champions, ndaj sot janë të dënuar të fitojnë ndaj londinezëve.

Më poshtë gjeni orarin e ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com

 

Të ngjashme