Sport
Derbi i nxehtë luhet sot në Drenas
Demokracia
10:19 | 07 Mars 2021

Share:

Një ndeshje shumë e fortë pritet të zhvillohet sot në Drenas, ku ndeshen Feronikeli – Drita, shkruan Demokracia.com.

Të dyja skuadrat kanë shumë nevojë për pikë, me Feronikelin që po lufton për mbijetesë derisa Drita e ka të domosdoshme fitoren për ta rikthyer pozitën e parë, ndryshe e rrezikon edhe vendin e dytë.

Takimi luhet nga ora 13:30 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Kjo ndeshje njëherësh mbyll javën e 23-të të Superligës. Të kujtojmë se të dy skuadrat do të hynë në këtë ndeshje, pas fitoreve në xhiron e kaluar. “Nikli” mposhti Arbërinë, kurse “Intelektualët” fituan ndaj Besës. /Demokracia.com

Të ngjashme