Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit midis Watfordit dhe Arsenalit.
Ndeshja që i takon javës së 28-të në Premierligë luhet në stadiumin “Vicarage Road”, shkruan Demokracia.com.
Arsenali është në kërkim të zonës që dërgon nga Ligën e Kampionëve edicionin tjetër, andaj është e domosdoshme fitorja për ta në këtë takim.
“Topçinjtë” ndodhen në vendin e gjashtë me 45 pikë, aq sa kanë edhe West Ham e Manchester United.
Granit Xhaka, futbollisti shqiptar nga Prishtina do ta nis takimin nga minuta e parë për londinezët.
Formacionet zyrtare:
Watford: Foster; Kiko Fermenía, Samir, Cathcart, Kamara; Cleverley, Louza, Sissoko; João Pedro, Dennis, Hernández.
Arsenal: Ramsdale; Cedric, White, Gabriel, Tierney; Xhaka, Partey; Saka, Ødegaard, Martinelli; Lacazette./Demokracia.com/