Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka udhëtuar për në Berlin për tu takuar me kancelarin Olaff Scholz, pas takimit që pati me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Udhëtimi i kreyministrit izraelit, po bëhet pas një takimi që ky i fundit pati me Putinin, takim që zgjati 3 orë, ku u diskutua konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë, ka thënë zyrtari i kryeministrit të Izraelit, raporton Al Jazeera përcjell lajmi.net
“Kryeministri Naftali Bennett është rrugës nga Moska për në Berlin, ku edhe do ta takoi kancelarin gjerman Olaf Scholz,” ka thënë përmes një deklarate zëdhënësi i Bennettit.
Këto takime po shihen si një tentim për t’i zbutur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë dhe rrjedhimisht t’i jipet fund luftës mes dy vendeve.