Raundi i tretë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, do të zhvillohet të hënën.
Agjencis E lajmeve Reuters raporton se negociatori ukrainas, David Arakhamiya ka konfirmuar që bisedimet do të vazhdojnë, transmeton Demokracia.com.
Arakhamiya nuk ka dhënë shumë detaje lidhur në njoftimin e publikuar.
Kujtojmë se të enjten palët kanë mbajtur takimin e dytë, ku u arrit marrëveshja për të lejuar lëvizjen e civilëve dhe futjen e furnizimeve me ushqime dhe barna.
Ndërsa Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit që do të duhej të niste në Mariupol dhe Volnovaka në mëngjesin e së shtunës./Demokracia.com/