Lajme
Zelensky në bisedë me senatorë amerikanë: Na ndihmoni me armatim
Demokracia
18:08 | 05 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar këtë të shtunë një bisedë me senatorë amerikanë, derisa Kongresi është duke u matur për të shtuar ndihmat në mënyrë që Kievi t’i rezistojë pushtimit rus.

Ai ka kërkuar mbështetje me armatim në mënyrë që të zmbrapset Vladimir Putin, ka thënë një burim për Fox News, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu Zelensky ka kërkuar vendosje të embargos ndaj derivateve ruse nga SHBA-ja.

“Nëse i keni vendosur sanksionet muaj më parë ndaj Rusisë, atëherë nuk do të duhet të kishte luftë”, iu ka drejtuar Zelensky, senatorëve ndër të tjera.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025