Sport
Barcelona e pandalshme, tash është vetëm dy pikë larg vendit të parë
Demokracia
23:00 | 06 Mars 2021

Share:

Barcelona ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim duke e mposhtur Osasunën me rezultat 0:2, shkruan Demokracia.com.

Jordi Alba, e Moriba shënuan për Barcelonën në këtë sfidë e cila doli më e lehtë sesa është parashikuar.

Tash skuadra katalunase është vetëm dy pikë larg vendit të parë që e mbanë Atletico Madrid por që ka dy ndeshje më pak.

Atletico nesër do të ndeshet me Real Madridin dhe një rezultat i disfavorshëm vetëm sa do t’i shërbente shumë Barcelonës e cila ka nisur ta marrë vetën pas një krize që kishte.

Barcelona tash është në vendin e dytë me 56 pikë ndërsa Atletico ka 58.

Real Madridi është i treti me 53 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme