Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen Dukagjini-Prishtina.
Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku, ka arritur të gjejë golin e epërsisë kundër kampionit në fuqi. Ish-lojtari i Prishtinës – Mentor Zhdrella, ka shënuar në minutën e 10’të për epërsie e Dukagjinit 1:0.
Goli mund të ishte evituar, po të mos ishte për gabimin e portierit Nika.
Prishtina është kundërprgjigjur shpejt përmes Mendurim Hotit që shënoi në minutën e 18-të për rezultat 1:1. /Demokracia.com