Sport
Serbët nuk i ndahen Rusisë: Pasi e vuri Chelsean në shitje, klubi serb i vetëofrohet Roman Abramovichit
Demokracia
13:06 | 05 Mars 2022

Share:

Roman Abramovich është duke kërkuar së fundmi blerës për klubin e Chelseat, derisa tani atij i është vetofruar një klub nga Serbia.

Bëhet fjalë për klubin, Petka, që bën gara në një kampionat amator, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në “Facebook”, ky klub njoftoi se është i gatshëm që miliarderit rus t’ia ofrojë 49 përqind të aksioneve.

Gjithashtu, drejtuesit e Petkas ftuan pronarin aktual të Chelseat që të jetë prezent të dielën, në ndeshjen e tyre ndaj Cibutkovcit. Nga mediat serbe kjo po cilësohet si një shaka, e cila megjithatë ka marrë vëmendjen e tyre.

Kujtojmë se Abramovich mori vendim për shitjen e Chelseas, pasi Britania e Madhe mori sanksione edhe ndaj tij, pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj shtetit të Ukrainës. /Demokracia.com

 

Të ngjashme