Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp në prag të derbit të Manchesterit kundër United, që do të zhvillohet këtë të diel në Premier League.
Trajneri spanjoll, përveçse ka folur për sfidën kundër Djajve të Kuq, i ka bërë komplimente Cristiano Ronaldo-s.
“Ka qenë një nga më të mirët në 15 vitet e fundit. Ishte më i miri bashkë me Lionel Messin. Atë që kanë bërë këta të dy, nuk do ta shohim kurrë më”, ka thënë trajneri i Qytetarëve.
“Kur je në këto nivele, je në kontrollin e publikut çdo ditë. Ka qenë e bukur të shikojmë çdo moment. Do të duhet të përdorim të gjitha cilësitë tona në mënyrë që të mos e shikojë topin”. /Demokracia.com