Lajme
Lavrov: Rusia është e përgatitur për raundin e tretë të bisedimeve
Demokracia
12:44 | 05 Mars 2022

Share:

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mbajtur një konferencë shtypi në Moskë me homologun e tij Kirgistan.

Ai tha se Rusia është e përgatitur për një raund të tretë të bisedimeve me Ukrainën, duke pretenduar se Kievi “po nxjerr justifikime” për të shtyrë takimin, shkruan Sky News, transmeton Demokracia.com.

“Për momentin, ne nuk kemi marrë ndonjë datë të re. Ne ishim të përgatitur… nga mbrëmja e djeshme për të zhvilluar një raund të tretë”, tha Lavrov.

Ai tha më tej se “optimizmi” që rrethon situatën është zbehur nga deklaratat “të zemëruara” të bëra nga presidenti ukrainas Volodmyr Zelensky./Demokracia.com/

Të ngjashme