HAAS, ekipi amerikan i Formula 1, ka ndërprerë kontratën me pilotin rus Nikita Mazepin (22) dhe sponsorin, gjigantin kimik rus Uralkali, kompaninë e babait të tij, miliarderin Dmitry Mazepin, transmeton Demokracia.com.
Lajmin e ndërprerjes së bashkëpunimit me rusët e ka bërë të ditur ekipi i drejtuar nga Gunther Steiner në një postim të shkurtër në rrjetet sociale:
“Ekipi i Formula 1 Haas ka vendosur të ndërpresë menjëherë kontratat me sponsorin Uralkali dhe pilotin Nikita Mazepin. Si pjesë e komunitetit të F1, ekipi ynë është i tronditur nga pushtimi i trishtuar i Ukrainës dhe dëshiron që konflikti të zgjidhet në mënyrë paqësore.”
Në fillim të kësaj jave, FIA e lejoi Mazepën të garojë në sezonin 2022, i cili fillon më 20 mars në Bahrein, megjithëse IOC ka kërkuar që pilotët rusë të përjashtohen nga garat ndërkombëtare. Motorsport UK ka njoftuar se Mazepin nuk do të lejohet të performojë në Çmimin e Madh të Mbretërisë së Bashkuar. Përveç kësaj, F1 ka eliminuar Çmimin e Madh të Rusisë nga kalendari deri në një njoftim të dytë. /Demokracia.com