Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se është i gatshëm t’i ofrojë ndihmë Finlandës në mbrojtje.
Pushtimi rus i Ukrainës ka ngritur shqetësime në vendet e tjera evropiane dhe ka rritur shanset që Finlanda, shteti fqinj i Rusisë, të krijojë një aleancë të ngushtë me NATO-n, transmeton Demokracia.com.
Biden u takua sot me homologun e tij finlandez Sauli Niinister.
Finlanda tashmë po bashkëpunon me NATO-n, megjithëse nuk është anëtare, dhe që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi të pushtojë Ukrainën, mbështetja për anëtarësimin e plotë në vend është rritur. /Demokracia.com/