Lautaro Martinez, tre gola dhe Edin Dzeko dy të tjerë kanë bërë që Inter sonte të shkëlqej përballë Salernitanës për ta mposhtur më rezultat të thellë 5:0 në sfidën e sotme në Serie A, shkruan Demokracia.com.
Martine, nuk kishte shënuar kurrë tre gola në një ndeshje në Serie A që kur u transferua nga Racing i Argjentinës.
Pas dy golave në pjesën e parë, me dy super asist nga Barella, argjentinasi në fillim të pjesës së dytë gjen edhe golin e tretë personal, këtë herë me asistman Dzekon që fut një top në zonë duke krosuar nga krahu i djathtë.
Disa minuta pas Lautaro Martinez, shënon edhe vetë Edin Dzeko. Një zhbllokim total i sulmit. Dhe gjeni pak asistman? Gosens! Pasimi i parë për gol të Interi që pasi debutoi në sfiden ndaj Milanit në derbi.
Pikërisht boshnjaku nuk ka ndaluar dhe ka realizuar serish edhe nje tjetër gol duke e çuar rezultatin ne 5-0. /Demokracia.com