Dy superjahte të tjera janë sekuestruar në rivierën italiane, sipas raportimeve të mediave lokale, transmeton Demokracia.com.
Midis tyre ishte Lady M, një jaht 60 metra në pronësi të Alexey Mordashov, 56 vjeç – i cili vlerësohet të ketë një pasuri personale prej 23 miliardë dollarësh.
Lena – një varkë luksoze “më pak e dukshme” 40 metra – në pronësi të oligarkut Gennady Timchenko, 69 vjeç, një manjat energjetik dhe mik personal i Vladimir Putin, u kap gjithashtu sipas gazetës La Stampa.
Të dy miliarderët u vendosën në listën e sanksioneve të BE-së pasi Rusia pushtoi Ukrainën javën e kaluar. /Demokracia.com/
Italy’s police has just seized “Lady M Yacht” – a €65m yacht belonging to Alexey Alexandrovits Mordaschov located in Imperia (Liguria) – in compliance with the recent EU sanctions. pic.twitter.com/8NzqkXH7lE
— Ferdinando Giugliano (@FerdiGiugliano) March 4, 2022