Sport
11 futbollistë shqiptarë në fushë në ndeshjen e Ligës së Dytë në Zvicër
Demokracia
22:37 | 04 Mars 2022

Share:

Plot 9 futbollistë me origjinë shqiptare ishin në fushë në sfidën e ligës së dytë të Zvicrës mes Araus dhe Schafhausen që përfundoi me rezultatin 3-4.

Rrugën e rrjetës në këtu duel e gjetën e Shkëlzen Gashi dhe Liridon Balaj, të dy futbollistë që aktivizohet te skuadra e Araus.

Imran Bunjaku, Milot Avdyli, Shkëlzen Gashi (kapiten) Liridon Balaj dhe Donat Rrudhani ishin shqiptarët që u aktivizuan ditën e sotme në radhët e vendasve të Araus, ndërkohë që për miqtë e Schafhausen, zbritën në fushë, Uran Bislimi (kapiten), Valon Hamdiu, Jetmir Krasniqi dhe Bujar Lika.

Të vetmit futbollistë shqiptarë që nuk u aktivizuan në duelin e sotëm ishin Arijan Qollaku dhe Drilon Kastrati. Një rekord ky, për sa i përket shqiptarëve të aktivizuar në një kampionat të huaj siç është ai zviceran.

Një tjetër fakt interesant që vlen të theksohet është se 4 golat për skuadrën e Schafhausen, i realizoi i njëjti futbollist, sulmuesi uruguaian Ardaiz, që i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së tij. /Demokracia.com

https://streamable.com/t480ys

Të ngjashme