Mërgim Vojvoda po kalon një sezon mjaft të mirë në Serie A, ku po ndihmon Torinon me lojën në krahë.
Në një rrëfim në “Twich” në “DAZN Talks”, mbrojtësi shqiptar tregon se dëshiron të lërë shenjë me klubin italian si dhe shpjegon raportin e tij me trajnerin Juric. Kroati që drejton Torinon e konsideron lojtarin e përfaqësueses si ushtarin e tij, gjë që e bën vërtetë të lumtur.
“Më pëlqejnë klubet që kanë një histori të mirë pas tyre. Ekipi ku kam luajtur më parë e kishte atë, Standard Liege. Dhe kur më thirri drejtori Vagnati i thashë menjëherë po sepse më treguan historinë e “Toro”-s dhe më magjepsi. Jam shumë i lumtur që jam këtu, dua të lë një shenjë te “granatat”, transmeton Demokracia.com.
Juric? Nuk hapem shumë me të, edhe sepse nga natyra jam mjaft i rezervuar. Në fillim ma mori gabim emrin, më thërret Megrim në vend të Mërgimit. Që nga ai moment edhe shokët e skuadrës si shaka filluan të më thërrisnin kështu. Por një herë u kënaqa shumë kur trajneri më përqafoi dhe më quajti ushtar i tij. Ai e kuptoi që unë jam dikush që jep gjithçka për ekipin dhe për shokët e tij. Ti punon shumë me të: kryefjala është të shkosh gjithmonë në maksimum. Nuk kam njohur kurrë një trajner që punon me këtë intensitet. Por në dhomat e zhveshjes jemi një familje e madhe: kur mbaron stërvitja na pëlqen të qeshim dhe të bëjmë shaka, shpesh dalim për darkë bashkë.
Vojvoda ka folur edhe për bashkëlojtarin serb Vanja Milinkovic-Savic të cilin thotë se e njeh edhe më herët nga Standar Liege dhe kanë raporte të mira.
“E kam njohur më parë sepse kemi luajtur bashkë në Standard Liege. Kur arrita këtu, më tha se këtu do të kuptoja se çfarë është futbolli i vërtetë”, është rrëfyer Mërgim Vojvoda. /Demokracia.com