Sport
Inter – Salernitana, formacionet zyrtare
Demokracia
20:21 | 04 Mars 2022

Share:

Interi dhe Salernitana do të përballen mbrëmjen e sotme në duelin e vlefshëm për javën e 28-të të Serisë A.

5 precedentë ekzistojnë mes këtyre 2 skuadrave në Serinë A, ku numërohen 3 fitore të zikaltërve dhe dy të jugorëve, ndërkohë që asnjë ndeshje nuk ka përfunduar në barazim.

Interi është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje ndaj skuadrave të renditura në gjysmën e dytë të tabelës (10 nga 12). Zikaltërit e Inzagit, kanë humbur dy ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat dhe është që prej prillit 2019, që nuk arrin tri rezultate negative radhazi në shtëpi.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Interi ka hedhur në fushë më të mirët, ndërkohë në krahun tjetër, miqtë e Salernitanës vijnë me mungesa të shumta. Për sa i përket Veselit, mbrojtësi shqiptar ndodhet në stol.

Të ngjashme