Lajme
Lufta në Ukrainë| Kamala Harris pritet të fluturojë drejt Polonisë
Demokracia
19:27 | 04 Mars 2022

Share:

Shtëpia e Bardhë pritet të dërgojë nënpresidenten Kamala Harris në Poloni, thotë një burim i njohur për CNN. 

Udhëtimi do të vinte pasi Shtëpia e Bardhë vazhdon të tregojë mbështetje për Ukrainën, pasi ajo hyn në një fazë të re të rrezikshme në pushtimin rus, transmeton Demokracia.com.

Ky udhëtim do të vinte gjithashtu pas udhëtimit të fundit ndërkombëtar të Harris në Këshillin e Sigurimit të Mynihut në Gjermani, ku ajo u takua me aleatët dhe partnerët e SHBA-së, përfshirë Presidentin e Ukrainës Zelensky.

Nënpresidentja ka biseduar me telefon me kryeministrat e Polonisë dhe Rumanisë në fillim të kësaj jave./Demokracia.com/

Të ngjashme