Lajme
VIDEO| Ukrainasve nuk ju “trembet syri” para ushtarëve rusë: Nuk ju duam këtu, largohuni
Demokracia
17:00 | 04 Mars 2022

Share:

Një video e publikuar në rrjetet social tregon banorët e Novopskovit duke brohoritur “Ukrainë” dhe “largohuni” para trupave të armatosura ruse.

Disa nga qytetarët shihet edhe duke e valëvitur flamurin ukrainas, përcjell Demokracia.com.

Videoja është shpërndarë nga Franak Viacorka, këshilltar i lartë i aktivistes bjelloruse të të drejtave të njeriut Sviatlana Tsikhanouskaya.

“Banorët e qytetit Novopskov të Ukrainës po këndojnë “Ukrainë” në fytyrat e ushtarëve të armatosur rusë. “Nuk ju duam këtu. Ju sillni vetëm luftë. Largohuni”, thonë ata”, ka shkruar Viacorka./Demokracia.com/

Të ngjashme