Një goditje e madhe për skuadrën e Maincit para ndeshjes me Dortmundin në fundjavë. Sipas “Sky”, plot 19 persona janë infektuar me COVID në klubin bardhekuq.
Lojtarë, trajnerë dhe pjesë të stafit kanë rezultuar pozitiv me COVID në testet e kryera të mërkurën. Klubi është duke kryer teste të tjera për të parë numrin real të të prekurve nga virusi pasi mendohet që ai është më i lartë se 19-të.
Kujtojmë që për të anuluar një ndeshje në Gjermani për shkak të COVID-it duhet të jenë minimalisht 16 lojtarë të infektuar.
Ndërkohë që Dortmundi po pret ende një vendim zyrtar për situatën, diçka e tillë pritet të dalë ditën e sotme. Vetëm atëherë do të mësojmë numrin real të lojtarëve të infektuar. /Demokracia.com