Marina ukrainase fundosi vullnetarisht anijen më moderne të flotës së vet në Detin e Zi në ditën e parë të sulmit të rusëve në zonën e Odesas.
Frigata “Hetman Sahaidachny” ndodhej në portin e Mykolaivit, ku po u nënshtrohej disa riparimeve kur nisi ofensiva ruse. Për këtë arsye, kapiteni i saj mori urdhër që ta fundoste që anija të mos binte në duart e rusëve.
Lajmin e konfirmoi edhe ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov.
Anija ishte jashtë pune dhe armët i kishte të çmontuara. Ajo u vu për herë të parë në operim 30 vite më parë. Në 2014-n dhe 2017-n iu nënshtruar dy riparimeve, që përfshinin modernizmin e motorëve, të armatimeve dhe teknologjisë së navigimit, shkruan Si.
Në 2018-n anija u fut në riparim total, për t’i zgjatur jetën deri në 2031-shin.