Lajme
Publikohet raporti i fundit i MSH-së ky është numri i vdekjeve dhe rasteve të reja
Demokracia
15:00 | 04 Mars 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëv ka vdekur një persona.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

04 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.814.984 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.464./Demokracia.com/

Të ngjashme