Lajme
Babi raporton djalin e zhdukur në Fushë Kosovë
Demokracia
10:08 | 04 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një baba nga Fushë Kosova ka raportuar djalin e tij si të zhdukur, raporton Demokracia.com.

Po ashtu i njëjti ka njoftuar policinë se nuk ka njohuri për vendodhjen e djalit.

“Fushë Kosovë 03.03.2022 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ankuesi nuk e din se ku ndodhet djali i tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme