Drejtuesit e Drenicës të prirë nga anëtari i bordit, Bashkim Rushiti, drejtori sportiv, Lulzim Fazliu si dhe drejtues tjerë të klubit, kryetari i tifozëve, Nexhat Nuredini, trajnerë të ekipit të parë dhe trajnerë të skuadrave zingjirë të klubit si dhe futbollistët e skuadrës, kanë bërë sot homazhe në varrezat në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Skuadra nga Skënderaj në fillim për disa momente u shoqërua edhe nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e me pas Drenica vazhdoi me homazhe duke nderuar të gjithë anëtarët e familjes Jashari, të cilët dhanë jetën për liri.
“Vepra dhe sakrifica e familjes Jashari si dhe gjithë deshmorëve tjerë të cilët u flijuan për Lirinë e Kosovës, duhet të jetë frymezim dhe krenari për të gjithë ne dhe për të ardhmen tonë. Lavdi e Perjetshme!”, thuhet në njoftimin e Drenicës. /Demokracia.com