Lajme
Gjendje alarmante, ky është numri i lartë i vdekjeve nga COVID-19 në Shqipëri
Demokracia
17:30 | 06 Mars 2021

Share:

21 të vdekur dhe 777 persona të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se janë infektuar 777 persona me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe kanë vdekur edhe 21 të tjerë, përcjell Demokracia.com

Brenda 24 orëve janë shëruar 742, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë shëruar 74,352 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë, 16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Të ngjashme