Ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë, Matti Maasikas ka thënë se në ambasadat diplomatike në Kiev janë vendosur disa shenja që mund të paralajmërojnë se ambasadat do të jenë pjesë e sulmit me raketa.
Maasikas ka shkruar në një postim në rrjetin social “Twitter” se mund të ketë “më shumë viktima diploma”, përcjell Demokracia.com.
“Më shumë ‘viktima diplomatike’ do të regjistrohen? Shenja si këto gjenden në më shumë se një ndërtesë të misionit diplomatik në Kiev”, shkruan Maasikas.
More "diplomatic casualties" to come? Markers like these found on more than one diplomatic mission's building in Kyiv. pic.twitter.com/Axcqgr6ZX5
— Matti Maasikas (@MattiMaasikas) March 3, 2022
Kujtojmë se konsullata e Sllovenisë në Kharkiv u shkatërrua ditë më parë nga një sulm me raketa ruse sot.
Kështu ka njoftuar Ambasada e Sllovenisë në Ukrainë nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, përcjell Demokracia.com.
“Konsulli i Nderit është i sigurt. Ky akt i tmerrshëm nuk do të mbetet pa pasoja”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/