Sport
Zyrtare: Prishtina bëhet me trajner të ri
Demokracia
16:47 | 06 Mars 2021

Share:

Klubi më i madh kosovar në basketboll, Prishtina është bërë me trajner të ri.

Ditë më parë, klubi kryeqytetas bëri me dije se ka ndarë rrugët me Dragan Radoviq, shkruan Demokracia.com.

Nuk ka vonuar shumë se Prishtina ka gjetur trajnerin e ri.

https://www.facebook.com/KBPrishtina/photos/a.789118817765871/4238844006126651

Bëhet fjalë për “timonierin” nga Maqedonia e Veriut, Ljupche Malinkov.

Ai është emëruar sot në pozitën e kryetrajnerit te Prishtina.

Ndryshe, Prishtina ka pasur krizë rezultatesh këtë edicion, duke u renditur në vendin e parafundit të Superligës së Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme