Sport
Zyrtare: Bashkimi angazhon trajnerin nga Kroacia
Demokracia
16:43 | 06 Mars 2021

Share:

Pak orë pasi e shkarkoi trajnerin, Bashkimi e ka zyrtarizuar ardhjen e trajnerit të ri të skuadrës.

Klubi nga Prizreni ka bërë të ditur se ka angazhuar trajnerin nga Kroacia, Franko Sterle, shkruan Demokracia.com.

Së fundmi ai ishte pjesë e Zadarit si ndihmëstrajner.

https://www.facebook.com/BashkimiBC/posts/1874040459416600

Njoftimi i plotë i Bashkimit:

Klubi ynë ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri kroat, Franko Sterle, i cili do ta udhëheq skuadrën tonë për pjesën e mbetur të kampionatit.

Sterle vjen nga skuadra që aktualisht kryeson në kampionatin kroat, Zadar, tek e cila është angazhuar si ndihmëstrajner që nga viti 2014. Ai te kjo skuadër së fundi ishte ndihmësi i kryetrajnerit Veljko Mršić, i cili po ashtu është edhe përzgjedhësi i reprezentacionit A të Kroacisë”. /Demokracia.com

Të ngjashme