Sergiy Stakhovsky, një ish tenist profesionist, ukrainas, i cili la familjen e tij për të luftuar kundër Rusisë, tha se vendosi të kthehej në vendin e tij sepse “do të donte që Ukraina të ekzistonte ende në hartë”.
Stakhovsky vendosi që gruaja e tij në fillim nuk ishte dakort me vendimin për të shkuar në frontin e luftës, por më pas e kuptoi dhe ranë dakort nuk do t’u tregonin tre fëmijëve të tyre të vegjël se ku po shkonte, por ai tha se beson se mund ta kuptojnë.
“Nuk ishte një vendim i lehtë… Nëse do të qëndroja në shtëpi, do të ndjeja faj që nuk u ktheva. Dhe tani që jam këtu, ndihem fajtor që i lashë në shtëpi,” tha ai në intervistën për CNN nga Kievi.
Ish tenisti ukrainas kthehet në Kiev për të luftuar rusët:
“Unë kam lindur këtu, gjyshërit e mi janë varrosur këtu. Dhe unë do të doja të kisha një histori për t’u treguar fëmijëve të mi. Nëse do të qëndroja në shtëpi dhe Ukraina do të mposhtej, atëherë nuk do të kishte Ukrainë, madje as në librat e historisë. Gënjeshtrat e presidentit rus Vladimir Putin do të shndërroheshin në libra historie”, tha ai. “Historia moderne e Ukrainës do të ishte inekzistente.”
Ai tha se ka bërë një kurs bazë të trajnimit ushtarak, dhe kur u pyet nëse do të ishte i gatshëm të sakrifikonte jetën e tij për vendin e tij tha:
“Kjo është një pyetje për të cilën nuk kam përgjigje. Nuk jam i sigurt se ka një individ që është gati t’ju tregojë nëse është gati të sakrifikojë jetën e tij. Unë dua të shoh fëmijët e mi, kjo është e sigurt. Unë dua të shoh gruan time. Ky është qëllimi im. Por në këtë moment, askush nuk e di se çfarë po ndodh apo çfarë do të ndodhë.”
Stakhovsky mundi Roger Federer në Wimbledon në 2013. /Demokracia.com