Werder Bremeni do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Bundesliga në pasditen e së dielës.
Si mysafir, skuadra nga Bremeni do të përballet me Kolnin, shkruan Demokracia.com.
Për këtë sfidë në disponim të mirë duket të jetë edhe Milot Rashica.
Ylli i Werder Bremenit e ka lënë pas vetes lëndimin që e ka pasur dhe është duke arritur formën e tij optimale.
Në rrjetin social “Facebook”, Rashica ka publikuar një fotografi nga stërvitje derisa shkruan:
“Të gjithë të buzëqeshur”. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/MilotRashicaOfficial/photos/a.423294324482331/2338340226311055/