Sport
Rrahmani tregon objektivin e Napolit kundër Milanit
Demokracia
16:38 | 03 Mars 2022

Share:

 “Duam të mbahemi mend si heronj”. Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka dashur të motivojë Napolin në pritje të ndeshjes për titull kundër Milanit, që do të luhet të dielën në stadiumin Maradona, një rast që duhet shfrytëzuar në maksimum në luftën për titull.

Si Spalletti, Rrhamani nuk ka dashur të zhbalancohet në lidhje me luftën për titull:

“Nuk duam ta përmendim akoma fjalën titull sepse jemi të vetëdijshëm se është akoma herët për të folur për këtë. Tifozëve u them se edhe ne si ata kemi një ëndërr dhe një objektiv të madh për të arritur. Dhe fakti që kemi një javë në dispozicion për t’u përgatitur mund të jetë një gjë pozitive për ne. Duam të mbahemi mend si heronj, siç ka thënë Spalletti. Do ta provojmë deri në fund”, ka thënë Rrahmani për radion Kiss Kiss Napoli.

Të ngjashme