Sport
Tenistja më e bukur ruse i ka gëzuar ukrainasit me një mesazh të fshehur në ndeshjen e saj
Demokracia
16:15 | 03 Mars 2022

Share:

Një nga tenistet më të bukura ruse, Vitalia Dyachenko, po garon këtë javë në Lion në turneun WTA, ku kaloi raundin e parë dhe ndeshjet e saj po monitorohen nga afër për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.

Dyachenko kaloi turin e parë pasi mposhti me 2:1 tenisten gjermane Ana Lena Frieds, ndërsa në raundin tjetër rivale e saj ishte zviceranja Viktorija Golubic, transmeton Demokracia.com.

Vitalia konsiderohet si një nga tenistet më të bukura dhe më të pashme në botë dhe për këtë arsye gjithmonë tërheqin vëmendjen kombinimet e saj të veshjeve.

Megjithatë, këtë herë është veçanërisht rasti për shkak të Ukrainës. Dhe disa vunë re një detaj të vogël në rrjetet sociale, të cilin e kuptuan si një mesazh të fshehur lidhur me Ukrainën.

Ajo vendosi që në këtë ndeshje të vendosë fustan kaltër dhe një rreth  të verdhë në dorë që përputheshin me ngjyrat e flamurit të Ukrainës. /Demokracia.com

Të ngjashme