Lajme
Charles dhe Camilla shkelin traditën mbretërore, mes lotësh dalin në mbrojtje të viktimave në Ukrainë
Demokracia
16:00 | 03 Mars 2022

Share:

Princi Charles dhe Camilla, bashkëshortja e ardhshme e mbretit, kanë vendosur të lënë mënjanë përgjithmonë traditën e lashtë mbretërore për të ruajtur paanshmërinë me çdo kusht.

Princi e dënoi hapur pushtimin rus, por janë lotët që Dukesha e Cornwall-it mezi i mbajti ndërsa dëgjonte korin e katedrales katolike ukrainase në Londër, që i prekën shumë publikun britanik.

Dukesha donte të tregonte solidaritetin e saj me mbi 70,000 qytetarët ukrainas që jetojnë në Britaninë e Madhe. Dhe këtë e bëri me një donacion privat për një mbledhje fondesh të iniciuar nga tabloidi britanik Daily Mail për viktimat e luftës, e cila në katër ditë që nga fillimi i saj ka tejkaluar tre milionë paund. Bashkëshorti i saj Charles kishte dërguar tashmë një donacion për Kryqin e Kuq Britanik.

Camilla e Cornwall për Ukrainën: “Ne lutemi për ju”

Kështu i tha Camilla Inna Prystaikos, gruas së ambasadorit të Kievit në Londër, gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit. Dhe një zëdhënëse e saj komentoi: “Askush nuk është në gjendje të qëndrojë indiferent ndaj skenave rrëqethëse të ukrainasve që ikin nga shtëpitë e tyre dhe Dukesha dëshiron t’i ofrojë ndihmën e saj në një farë mënyre”.

Të ngjashme