Granit Xhaka gaboi rëndë në ndeshjen e sotme të Arsenalit përballë Burnleyt.
Në kuadër të javës së 27-të në Premierligën angleze, Arsenali barazoi 1:1 në “Turf Moor”, shkruan Demokracia.com.
Burnley shënoi përmes Woods falë gabimit amatoresk të Granit Xhakës.
Me këtë huqje, futbollisti nga Kosova është përfshirë në listën e rekordeve të “zeza” që prej edicionit 2016/17.
Saktësisht, Xhaka është i pari në këtë listë me tetë gabime, i ndjekur nga Cedric Soares me pesë gabime, Ben Mee me poashtu pesë dhe Nicolas Otamendi me katër sosh.
Pas këtij gabimi, tifozët e Arsenalit kanë “shpërthyer” me komente negative ndaj futbollistit shqiptar. /Demokracia.com