Sport
Morina: Ishte një ndeshje e mirë, i kënaqur me angazhimin e futbollistëve
Demokracia
15:52 | 06 Mars 2021

Share:

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka reaguar pas barazimit të sotëm ndaj Gjilanit.

Në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës, Arbëria ndali Gjilanin si mysafire me rezultat 1:1, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes, Morina u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.

“Jam i kënaqur me djelmoshat sepse nuk po dorëzohen dhe po luajnë futboll të bukur”, tha Morina në “Art Sport”.

“Ka qenë një ndeshje e mirë dhe me ritëm të lartë”, tregoi ai.

“Gjilani ka futbollistë më të mirë se ne dhe rezultati për ne është me shumë rëndësi”, shtoi Arbnor Morina. /Demokracia.com

Të ngjashme