Lajme
FOTO| Lufta Rusi-Ukrainë, rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë
Demokracia
12:56 | 03 Mars 2022

Share:

Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë ngritjen, të ndikuara edhe nga lufta Ukrainë-Rusi.

Sot, çmimet e naftës kanë arritur në 1.45 euro për një litër, kurse çmimi i benzinës ka arritur në 1.47 euro dhe sipas parashikimeve ngritja do të vazhdoj, raporton Demokracia.com.

Çmimet e naftës kanë qenë në trend të rritjes edhe më herët, për shkak të, siç është raportuar në mediat ndërkombëtare, tensioneve gjeopolitike dhe pabarazisë në rritje midis ofertës dhe kërkesës.

Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim që përcakton çmimin e derivateve, që është kundërshtuar nga shoqata e naftarëve.

“Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës, Qeveria mori vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë”, thuhej në vendimin e Qeverisë.

Për më tepër, qytetarët e Kosovës janë përballur muajve të fundit me çmime më të shtrenjta edhe të produkteve bazë, si: buka, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët, perimet e të tjera.

Në Shqipëri çmimi i naftës kapi shifra rekord gjatë javës që lamë pas, duke shkuar deri në 200 lekë për litër. Ndërkohë, në të gjithë rajonin e Ballaknit ka kohë që filluar rritja e çmimeve të produkteve të ndryshme elementare.

Për një kategori të qytetarëve është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike./Demokracia.com/ 

Të ngjashme