Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar ashpër pas humbjes së sotme nga Prishtina.
Në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të në Superligën e Kosovës, Prishtina fitoi ndaj Llapit me rezultat të pastër, 2:0, shkruan Demokracia.com.
Pas ndeshjes, Batatina e ka gjetur mënyrën se si të justifikohet për këtë humbje.
“E nisëm mirë ndeshjen duke krijuar disa mundësi shënimi, madje duke goditur edhe shtyllën. Kur nuk arrinë të shënosh, normalisht që do të pësosh dhe kështu na ndodhi edhe neve”, ka thënë Batatina në “Art Sport”.
“Me pak fjalë ne e mundëm vetën dhe nuk na mposhti Prishtina. Penaltia? Nga këndi im më është dukur që ishte penalti, sidoqoftë u mbeten organeve për të vendosur nëse ishte apo jo penali”, tregoi ai.
“Sinqerisht Prishtinës nuk i ka hije të luaj këtë lojë. Ne po mundohemi ta ngrisim ritmin e lojës dhe jo ta ulim, ashtu siç ka bërë Prishtina nga pjesa e parë e lojës. Është e kuptueshme ta vonosh lojën në minutat e fundit, por jo nga pjesa e parë, pasi që kjo gjë nuk i kontribon aspak futbollit”, përfundoi Tahir Batatina. /Demokracia.com