Sport
Gabimi i rëndë i Granit Xhakës bën që Arsenali të mos fitojë në “Turf Moor”
Demokracia
15:27 | 06 Mars 2021

Share:

Arsenali nuk ka arritur assesi të arkëtojë pikë të plota në ndeshjen e sotme ndaj Burnleyt.

Në kuadër të javës së 27-të në Premierligën angleze, Arsenali ishte mysafir i Burnleyt, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar në “Turf Moor” u mbyll baras 1:1.

Për Arsenalin shënoi Aubameyang në minutën e 39-të, kurse për mysafirët shënoi Wood pas gabimit “horror” nga Granit Xhaka.

Me këtë barazim, Arsenali mbetet në vendin e dhjetë me 38 pikë të tubuara.

Kurse, Burnley në vendin e 15-të me 30 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme