Reprezentuesi ukrainas, Yaroslav Rakitskiy, i ka dhënë fund të parakohshëm i kontratës me ekipin e Premierligës ruse, Zenit St Petersburg.
32-vjeçari nuk është paraqitur për klubin që kur Rusia nisi një pushtim në vendin e tij, njofton DailyMail, përcjell Demokracia.com.
Menaxheri i tij, Sergei Semak, deklaroi në fillim të kësaj jave se “do të ishte e vështirë të thuhej” nëse Rakitskiy do të luante ndonjëherë përsëri për klubin.
Klubi rus Zenit St Petersburg, skuadër kjo që thuhet se mbështetet nga presidenti i Rusisë, Putin, ka konfirmuar se Rakitskiy është larguar nga klubi.
Rakitskiy, i cili bëri 108 paraqitje për klubin, kishte kërkuar të lirohej.
Rusia është goditur nga sanksionet ekonomike nga vendet anembanë globit pas vendimit të saj për të pushtuar Ukrainën, një veprim që është dënuar pothuajse në mënyrë të njëanshme.
Gjithashtu, Kombëtarja dhe klubet ruse janë përjashtuar pothuajse nga të gjithë organizatat. /Demokracia.com/