Lajme
U kapën me 1 kilogram kokainë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit
Demokracia
10:13 | 03 Mars 2022

Share:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy të pandehurve, F.B. dhe D.G., nën dyshimin se, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimit ,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës për caktimin e masës se paraburgimit, tek të dy të pandehurit F.B., dhe D.G., Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar 1090 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale.

Të ngjashme