Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar mbi dy mijë shofer, për shkak të mos respektimit të rregullave të komunikacionit, raporton Demokracia.com.
Tutje, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar 2 mijë e 30 tiketa trafiku, ndërsa ka dënuar edhe 21 qytetarë për mos respektim të masave antiCovid-19.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa aksidente me dëme materiale janë raportuar 31.
Kurse, janë arrestuar 27 persona, ku 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe katër në vuajtje të dënimit./Demokracia.com/