Sport
“Broja është kërcënim për kundërshtarët” – Trajneri i Southamptonit flet pas golit të sulmuesit shqiptar
Demokracia
09:15 | 03 Mars 2022

Share:

Armando Broja mbrëmë kompletoi një tjetër ndeshje fantastike me fanellën e Southamptonit kundër Ëest Ham Unitedit në FA Cup.

Ndonëse u aktivizua në pjesë lojën e dytë, Broja arriti të realizonte në minutën e pestë shtesë për rezultatin 3:1, duke dribluar tre kundërshtarët dhe duke e dërguar topin në rrjetë, shkruan Demokracia.com.

Fjalë të mëdha për sulmuesin shqiptar pati trajneri i tij, Hasenhuttl i cili tha se Broja është kërcënim për kundërshtarët me shpejtësinë që posedon.

“Unë nuk kam detyrë të qëndroj në rrjetet sociale, por të jem trajneri i skuadrës dhe shoh çfarë këta djem më ofrojnë. Nuk mund të flasim për besim në këtë skuadër nëse nuk tregojmë besim”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl.

“Broja pati një ndikim pozitiv në lojë. Ai është një kërcënim me shpejtësinë e tij”, tha tekniku austriak./Demokracia.com/

Të ngjashme